Flash News

E-TJERA

Mega-operacioni me 28 të arrestuar, Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po prodhon rezultate, pandëshkueshmëria po mbaron

Mega-operacioni me 28 të arrestuar, Yuri Kim: Reforma në Drejtësi

Vjen reagimi nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim lidhur me mega operacionin ndërkombëtar në sajë të të cilit janë arrestuar 28 shqiptarë dhe u sekuestruan miliona euro pasuri të vendosura nga trafiku i drogës.

Sipas Kim, disa pretendojnë dhe shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”, por shton se është e kundërta.

Kim thekson se reforma po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregon se pandëshkueshmëria po mbaron.

Disa pretendojnë dhe shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni aksionin e madh që u zhvillua sot, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar”, shkruan Kim.

 

Të fundit