Flash News

E-TJERA

Operacioni anti-drogë, kreu i SPAK jep detaje: Janë përfshirë prokurorë, policië dhe administratorë të pushtetit lokal; 28 urdhër-arreste

Operacioni anti-drogë, kreu i SPAK jep detaje: Janë

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja ka dhënë më shumë detaje për operacionin ndërkombëtar anti-drogë dhe të pastrimit të parave. Ai tha se 28 urdhër-arreste janë lëshuar sot nga SPAK-u. Gjithashtu shtoi se është hetuar i gjithë zinxhiri i trafikut të drogës.

Ai u shpreh për mediat se është provuar përfshirja e zyrtarëve publik në këtë aktivitet si prokurorë, punonjës policie dhe administratorë të pushtetit lokal. Kraja nuk dha një shifër konkrete, por tha se janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe paluajshtme si dhe aktivitete tregtare me disa milionë euro vlerë.

Kreu i SPAK-ut theksoi se grupi u zbulua nga dëshmitë e katër të penduarëve. Kraja tha se pavarësisht pozicionit, kushdo që ka qenë i përfshirë do të mbajë përgjegjësi.

“I rëndësishëm në grumbullimin e provave dhe në arritjen e një konkluzioni konkret. Ekzekutimi i 28 masave të sigurimit sot nga SPAK. Një moment i rëndësishëm është hetimi i gjithanshëm që është kryer. Është hetuar dhe vërtetuar i gjithë zinxhiri i trafikut të drogës. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publikë në këtë aktivitet duke favorizuar këtë aktivitet. Bëhet fjalë për prokuror, punonjës policie, administratorë të pushtetit lokal. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe paluajshtme, aktivitete tregtare me disa milionë euro vlerë. Kanë qenë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë", deklaroi Kraja.



Të fundit