Flash News

E-TJERA

Megaoperacioni/ Prokurori i çështjes flet me shifra: Mbi 3 milionë € pasuri e sekuestruar dhe 6 ton lëndë narkotike

Megaoperacioni/ Prokurori i çështjes flet me shifra: Mbi 3

Një prej prokurorëve të çështjes, Vladimir Mara ka dhënë detaje për megaoperacionin kundër trafikut të drogës, i cili u realizua nga autoritetet shqiptare dhe italiane.

Ai tha se është sekuestruar një sasi e madhe lëndë narkotike prej 6 tonësh. Gjithashtu shtoi se janë dhënë masa sigurie për më shumë se 80 persona.

Prokurori bëri me dije se katër të penduarit që bashkëpunuan me policinë për zbërthimin e këtij grupi nuk kanë qenë vetëm pjesë e rrjetit, por kanë patur rol të rëndëishëm.

Ai shtoi se është dokumentuar i gjithë rrjeti, duke theksuar se shumë policë janë përfshirë direkt në trafik. Sa i përket pasurisë së sekuestruar ai tha se ndodhen kryesisht në Vlorë, Tiranë, Kavajë, por edhe në qytete të tjera.

Pasuritë kapin vlerën e mbi 3 milionë eurove, shtoi Mara. Ato janë restorante, hotele, supermarkete, truall ndërtimi dhe 4 shoqëri tregtare.

"Janë sekuestruar 6 tonë substancë narkotike.  Janë dhënë masa sigurie për më shumë se 80 persona.  Janë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët kanë ndihmuar dhe kanë dhënë të dhëna të rëndësishme. 4 bashkëpunëtorët nuk kanë qenë thjesht pjesë të grupeve kriminale, por kanë pasur një rol të rëndësishëm në përbërjen e këtyre grupeve.

Është dokumentuar i gjithë rrjeti, që nga kultivimi, magazinimi, trafikimi dhe shpërndarja e drogës në Itali. Janë zbuluar shumë policë të përfshirë direkt në trafik. Sot janë sekuestruar një numër shumë i madh pasurish, kryesisht në qytetin e Vlorës, në Kavajë, Tiranë dhe qytete të tjera.

Pasuritë janë 12 të paluajtshme me vlerë 3 milionë euro, si restorante, hotele, supermarkete, troje ndërtimi etj. Janë sekuestruar 4 shoqëri tregtare dhe disa pasuri të tjera që në fakt kapin një vlerë prej 3 milionë eurosh. Janë evidentuar edhe 2 episode të tjera, për njërin është bërë dorëzimi i kontrolluar i drogës", deklaroi Mara.

 

Të fundit