Flash News

E-TJERA

Mekanizimi që i ka propozuar BE-së për të afruar Ballkanin, deklaratat e Ramës pas takimit me Charles Michel

Mekanizimi që i ka propozuar BE-së për të afruar Ballkanin,

Kryeministri Edi Rama priti ditën e sotme presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ndërsa na ndan rreth një muaj nga mbledhja e tij për çështjen e zgjerimit.

Mbetet për t’u parë nëse do të vendoset mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqiëprisë dhe BE-së.

Kujtojmë që situata e krijuar nga lufta në Ukrainë ka rritur thirrjet që negociatat për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut të çelen brenda presidencës franceze.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Rama u ndal në disa pika.

Ndryshimi i kursit

Sikurse ka thënë edhe më herët, kryeministri bëri me dije se ia kishte komunikuar edhe Charles Michel se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga MV, nëse nuk merr përgjigje positive në qershor.

“Unë e kam thënë, ne jemi në një linjë me KE dhe deri në fund, kur të kryhet edhe mbledhja, ne shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën. Në rast se nuk do të ndodhë, ne do të ndryshojmë kursin”, tha Rama.

Ballkani i Hapur

Rama u shpreh se nuk është e vërtetë që Gjermania nuk e mbështet nismën “Ballkani i Hapur”, duke pranuar se të ndërkombëtarët i kanë kërkuar gjithëpërfshirje. Por kujtojmë se tre shtete nga gjashtë, e kanë refuzuar nismën. Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova shprehen se rruga e tyre është vetëm drejt BE-së.

“Dua ta ritheksoj se isha dje në Berlin e kemi pasur takime me partitë politike në Bundestag dhe miti që është krijuar se Gjermania është kundër, nuk është i vërtetë. Ajo kërkon vetëm gjithëpërfshirje”, tha Rama.

Sugjerimi i Ramës

Kreu i qeverisë bëri me dije se i ka kërkuar Charles Michel, por edhe zyrtarëve të tjerë si presidenti francez Emmanuel Macron që blloku të krijojë mekanizma alternative që të afrojë Ballkanin Perëndimor. Ai tha se shtetet e Rajonit mund të thirren në tryeza, ku merren vendime për çështje që i prekin të gjithë, si krizat apo siguria.

“Kam theksuar nevojën që BE të kapërcejë këtë fazë, ku e gjithë marrëdhënia jonë me BE, kalon vetëm përmes procesit të integrimit dhe të hedhë një hap më të tutje për ta afruar politikisht Ballkanin Perëndimor, duke bërë një integrim të menjëhershëm në aspektin politik.

Që do të thotë pjesmarrjes se vendeve tonë në tryezat e vendimarrjeve që lidhen me sigurinë, apo menaXhimin e krizave, që na prekin të gjithëve”, u shpreh kryeministri.

 

Të fundit