Flash News

E-TJERA

Melaim Zeka: Vjosa dhe Albini përpara Edi Ramës, janë si krimbi me shqiponjën. Osmani si me qenë çika e Sali Berishës

Melaim Zeka: Vjosa dhe Albini përpara Edi Ramës, janë si krimbi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka në një reagim në Facebook shkruan se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti para kryeministrit Edi Ramës, janë si “fabula e krimbit me shqiponjën”.

Zeka shkruan se presidentja Osmani ka qenë dhe është e mbushur me urrejtje, “si me pas qenë çika e Sali Berishës”.

Sipas ish-deputetit, Vjosa Osamni shkallët e karrierës i ka ngjitur duke sharë kundërshtarët politik, teksa, shton se Osmani nuk e ka përmendur Edi Ramën me emër kur ka dërguar telegram urimi në drejtim të PS-së për fitoren në zgjedhje.

Reagimi i plotë:

Vjosa dhe Albini perpara Edi Rames, jane si fabula e krimbit me shqiponjen

Presidentja e vendit, une po ia permend emrin, Vjosa Osmani, ka qene dhe vazhdon te jete e mbushur me urrejtje. Eshte sikur me pas qene çika e Sali Berishes. Eshte e ziere ne kazanin e urrejtjes.

Krejte shkallet e karrieres politike i ka ngjitur jo vetem duke i sha kundershtaret politik, por edhe ata qe e kane perkundur ne djepin e politikes brenda LDK-se.

Dje ka derguar nje telegram per zgjedhjet ne Shqiperi, ama emrin e Edi Rames, nuk ja beri zemra me e permend.

Personalisht kam dashur ndryshimin ne Shqiperi, edhe pse i bindur kam qene qe ‘Rama ik’ nuk do te ndodhte. Pas fjalimit te Edi Rames, koxha jam i bindur qe Edi do beje ndryshimin. Ftesa e tij per PD eshte shpresedhenese.

Sidoqofte, Vjosa me Albinin, perpara Edi Rames jane sikur krimbi perpara shqiponjes.

Tek po zvarritej krimbi neper livadh, u leshu shqiponja qe ta hante. Mos me ha o shqiponje, se eshte turp per ty te mirresh me nje krimb. Shqiponja e fali, po krimbi duke u zvarritur, pas shume muajsh u ngjite ne majen e nje bjeshke. Ishte shtri mbi nje guri dhe po rrezitej. Shqiponja e pa dhe ju sul qe ta hante perseri. Mos me ha o shqiponje, se po me duket vetja sikurse ti...!

 

 

 

 

Të fundit