Flash News

E-TJERA

“Menaxhim skandaloz i KQZ”, Celibashi ‘injoron’ Ramën: S’ kam koment!

“Menaxhim skandaloz i KQZ”, Celibashi ‘injoron’

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjna Celibashi ka zbardhur shifrat zyrtare lidhur me rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi u pyet nga gazetarët edhe për  deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili mbrëmë tha se pas përfundimit të votimit gjithçka shkoi mirë përveç ‘menaxhimit skandaloz të KQZ’.

Kryekomisioneri nuk preferoi të komentojë  këtë deklaratë, duke thënë vetëm “Më lejoni t’ju them që nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë të kryeministrit”.

Në përgjigje të kryeministrit Rama, Celibashi theksoi po ashtu se vetëm 5% e qendrave të votimit janë hapur pas orës 08:00. Kjo vonesë sipas tij nuk ka pasur një impakt të madh në proces.

“90% e qendrave të votimit, është hapur mes orës 07:00 dhe 7:30, vetëm 5% pas orës 8 dhe për 5% të tjera ka filluar mes orës 08:00 dhe 09:30, pra janë vetëm 5% e qendrave ku procesi ka filluar pas orës 8, këto janë fakte dhe pastaj mbi këto fakte, mund të bëjë vlerësimin e vet, por asesi impakti i kësaj vonese ka qenë negativ mbi mbarëvajtje së procesit, e di që kanë shkuar votues dhe nuk kanë mundur të votoj, prandaj ne i japim gjithë ndjesën tonë, sepse do duhet të ishte hapur në orën 07:00”, tha Celibashi.

Të fundit