Flash News

E-TJERA

‘Mercenarë shqiptarë në Ukrainë’, Kim pas deklaratës së Putin: Gënjeshtra për të larguar vëmendjen nga e vërteta

‘Mercenarë shqiptarë në Ukrainë’, Kim pas

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin, i cili gjatë një telefonate që pati sot me kancelarin gjerman Olaf Scholz tha se mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po luftojnë në Ukrainë kundër trupave ruse.

Kim, në një reagim në rrjetet sociale, i ka cilësuar gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të larguar vëmendjen nga e vërteta se Rusia ka pushtuar Ukrainën.

Fushata ruse e dezinformimit është e tepruar. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të larguar vëmendjen nga e vërteta se Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe se është përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan Yuri Kim.

 

 

Të fundit