Flash News

E-TJERA

Merr flakë në ecje një makinë në Himarë (Detaje)

Merr flakë në ecje një makinë në Himarë (Detaje)

Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në ecje në fshatin “Livadh” në Himarë.

Mësohet se drejtuesja e mjetit ka qenë një 25-vjeçare.

Sipas informacioneve të policisë, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndi elektrike në baterinë e automjetit.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur patrulla e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në fshatin “Livadh”, Himarë, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen XH. B., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet për shkëndi elektrike në baterinë e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Të fundit