Flash News

E-TJERA

Mes debateve dhe pa FSHF-në, Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri KOKSH

Mes debateve dhe pa FSHF-në, Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri KOKSH
Fidel Ylli

Fidel Ylli është zgjedhur presidenti i ri Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ai fitoi me 40 vota pro, ndërsa kundërshtarët e tij, Martin Biba mori 4 vota dhe Vojo Malo 12, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.

Në asamblenë e ditës së sotme nuk munguan as debatet mes kandidatëve për president. Martin Biba kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, por kjo nuk u realizua.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk mori pjesë në zgjedhjet e presidentit të ri të KOKSH. FSHF dhe disa federata të tjera u përjashtuan nga votimi për arsye procedurale.

KOKSH nuk pranoi kërkesën e FSHF-së për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Fidel Ylli shihej si favorit përballë dy kandidatëve të tjerë Martin Bibës dhe Vojo Malo. 

Të fundit