Flash News

E-TJERA

Mesazhi i babait që humbi vajzat në aksident: Kujdes shpejtësinë dhe alkoolin, nuk ju ka borxh askush

Mesazhi i babait që humbi vajzat në aksident: Kujdes

Riza Dhimaku, babai i Rozina dhe Elvisa Dhimakut të cilat humbën jetën tragjikisht në aksident, ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Për emisionin “Për shqiptarët”, në videomesazhin e tij, Rizai apelon për kujdes në drejtimin e mjetit, për të parandaluar tragjedi se kjo e familjes së tij.

“Të gjithë jemi me makina, të gjithë jemi shoferë. Pas atij aksidenti, kanë ndodhur aksidente të tjera në zonën tonë. Ju lutem ikni me mend në kokë, nuk ju ka borxh askush. Çdo gjë vjen nga shpejtësia dhe alkooli. Nuk ka gjë që mund ta falë, e gjykon Zoti. Unë mund ta fal, por nuk fal zemra, nuk fal shpirti… Sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë një tjetri. Mos dëgjofshim më, mos ndodhshim më ngjarje të tilla”, theksoi Riza Dhimaku.

 

Të fundit