Flash News

E-TJERA

"Mësonjëtorja e Korçës"/ Tërhiqet ministria e Kulturës pas reagimit qytetar (FOTO)

"Mësonjëtorja e Korçës"/ Tërhiqet ministria

Mësonjëtorja e Korçës është rikthyer në origjinë, pas reagimit të qytetarëve. Ministra e Kulturës ka rikthyer të plotë kompleksin skulpturor të ABC-së dhe pritet që tre shkronjat karakteristike të Mësonjëtores të vendosen te pjesa ballore e muzeut. Po ashtu, edhe në mbientet e brendshme të godinës janë rikthyer bankat tradicionale që ndodheshin aty prej 30 vitesh.

Më rikonstruksionin që pësoi godina, pati ndryshime rrënjësore, ku dy prej tyre ishin dhe heqja e bangave tradicionale dhe zëvendësimi i tyre me karrige plastike, si dhe u zhvendosë tre shkronjat "ABC" që ndodheshin në ambientet e jashtme. Kjo nuk iu pëlqeu aspak qytetarëve, pasi pretendonin se ajo kishte humbur identitetin e saj. Reagimet ishin të shumta, madje ditën e djeshme pati dhe një protesta nga shoqëria civile me pankarta në duar para godinës së Mësonjëtores.

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë shekullare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. Ajo u hap më 7 mars të vitit 1887 dhe hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare përbrenda Perandorisë Osmane.

"Mësonjëtorja e Korçës"/ Tërhiqet ministria"Mësonjëtorja e Korçës"/ Tërhiqet ministria"Mësonjëtorja e Korçës"/ Tërhiqet ministria

Të fundit