Flash News

E-TJERA

Vdekja e mësueses, reagon Spitali i Pogradecit: Pacientes iu dha ndihma, presim ekspertizën

Vdekja e mësueses, reagon Spitali i Pogradecit: Pacientes iu dha ndihma,

Pas vdekjes së mësuese Anila Bazelli mbrëmjen e djeshme, ka reaguar shefi i Shërbimit në Spitalin e Pogradecit.

Në një deklaratë për mediat, Vafsi Topçiu u shpreh se shërbimi i urgjencës i dha ndihmën e nevojshme pacientes, teksa theksoi se  për një informacion dhe detaje të plota nga ngjarja, duhet të presim ekspertizën mjeko-ligjore.

“I shprehim ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Personeli i urgjencës në spital pas paraqitjes së të sëmurës i është përgjigjur gjendjes së saj duke i dhënë ndihmën e parë. Jemi në përgjigje të ekspertizës mjeko-ligjore. Nuk kam asnjë deklaratë tjetër për të bërë”, u shpreh ai jashtë dyerve të spitalit.

Anila Bazelli mbërriti dje rreth orës 19:00 në Urgjencën e Pogradecit me shqetësime shëndetësore. Vetëm pak minuta më vonë, gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Familja akuzon mjekët për mjekim të gabuar.

 

Të fundit