Flash News

E-TJERA

Meta: Basha ka dëmtuar demokracinë, përgjegjës bashkë me Ramën për ngecjen e reformave

Meta: Basha ka dëmtuar demokracinë, përgjegjës bashkë

Marrëdhëniet e krisura mes LSI-së dhe PD-së, janë reflektuar më së shumti së fundmi. Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të vazhdueshme mbi kryedemokratin Lulzim Basha.

Në një intervistë për televizionin shtetëror të Malit të Zi, RTCG, Meta tha se Basha e ka dëmtuar rëndë demokracinë dhe sistemin e llogaridhënies. Sipas tij, Basha dhe kryeministri Edi Rama janë përgjegjës për ngecjen e reformave që i hapin Shqipërisë rrugën drejt integrimit evropian.

“Lidershipi i opozitës ka dëmtuar rëndë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe sistemin e llogaridhënies. Lulzim Basha ka marrë vendime të rënda dhe të papranueshme kundër demokracisë dhe votës së lirë Ngecja e reformave që na afrojnë me BE, përgjegjës Rama dhe Basha. Nevojiten reforma reale dhe jo fiktive, për forcimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. BE të jetë më kërkuese ndaj Shqipërisë për zbatimin efektiv të reformave kyçe,” tha Meta.

Të fundit