Flash News

E-TJERA

Meta dekoron me titullin “Nderi i Kombit” atdhetarin Kostandin Kristoforidhi

Meta dekoron me titullin “Nderi i Kombit” atdhetarin Kostandin

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes me titullin “Nderi i Kombit” atdhetarin dhe gjuhëtarin Kostandin Kristoforidhi.

“Privilegj i veçantë të dekoroja atdhetarin, gjuhëtarin, leksikografin dhe iluministin e shquar Kostandin Kristoforidhi (pas vdekjes) me Titullin e lartë “Nderi i Kombit”, “Për veprimtarinë e çmuar në rrugëtimin e Pavarësisë së Shqipërisë, promovimin e ideve të Rilindjes Kombëtare.  Me veprën e tij kontribuoi në njësimin gjuhës shqipe, zhvillimin e arsimit, si dhe mbrojtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare”, shkruan presidenti Meta në deklaratën e tij.

Ai shton më tej se Kostandin Kristoforidhi mbetet një ndër patriotët mendjendritur më të shquar elbasanas, që kontribuoi për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet gjuhës, arsimit dhe kulturës.

“Ai punoi për të nxjerrë në dritë prejardhjen e lashtë të shqiptarëve, virtytet e kombit dhe për ndërtimin e një sistemi arsimor kombëtar”, shprehet Meta.

Të fundit