Flash News

E-TJERA

Meta dekreton Eglantina Gjermenin ambasadore të Shqipërisë në OSBE

Meta dekreton Eglantina Gjermenin ambasadore të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ish-deputeten e PS, Eglantina Gjermeni, ambasadore të Shqipërisë pranë misionit të OSBE-së në Vjenë.

“Zonja Eglantina Gjermeni emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezident”, thuhet në dekretin e kreut të shtetit.

Meta dekreton Eglantina Gjermenin ambasadore të Shqipërisë

Fillimisht, presidenti e refuzoi propozimin e kryeministrit Rama për Gjermenin, të firmosur më 9 shkurt. Meta argumentonte se duhej një seancë dëgjimore me kandidaten e propozuar.

“Për më tepër, në nenin 26 pika 4 të ligjit nr. 23/2015 parashikohet se përpara emërimit të ambasadorit nga Presidenti I Republikës, Komisioni për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, organizon seancë dëgjimore me kandidatin për t’u emëruar ambasador dhe i përcjell Presidentit të Republikës opinionin për kandidaturën e propozuar”, thuhej ne reagimin e presidencës. 

Eglantina Gjermeni ka qenë ish-ministre e zhvillimit urban dhe ish deputete e Partisë Socialiste.

Të fundit