Flash News

E-TJERA

Meta dekreton pa vonesë ndryshimet në qeveri: Bledi Çuçi zëvendëson Sandër Lleshajn, Milva Ekonomi tek Bujqësia

Meta dekreton pa vonesë ndryshimet në qeveri: Bledi Çuçi
Foto Ilustruese/ Ekonomi dhe Çuçi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka miratuar pa humbur kohë ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeministri Rama pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Leshaj.

Sikurse kishte paralajmëruar pasditen e djeshme gjatë takimit me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani, Presidenti Meta ka miratuar propozimet e Ramës, duke dekretuar shkarkimet e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm dhe Bledi Çuçi si ministër i Bujqësisë, si dhe emëruar Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin, si ministre të Bujqësisë.

Mesa duket, Meta ka zgjedhur të mos bëhet pengesë gjatë këtyre ndryshimeve në qeveri, siç ndodhi në rastin e ministrave Sandër Lleshaj dhe Gent Cakaj.

Pas dekretimit, emrat e dy ministrave të rinj pritet të kalojnë në Kuvend, ku sipas Kushtetutës, kanë 10 ditë kohë për ta shqyrtuar dekretin. Gjasat janë që kalimi të bëhet seancën e radhës të 24 dhjetorit.

Të fundit