Flash News

E-TJERA

Ndryshimet në qeveri/ Mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, 'topi në fushën' e Metës

Ndryshimet në qeveri/ Mbërrin në Presidencë propozimi i
Foto Ilustruese/ Presidenca

Mbërrijnë në Presidencë ndryshimet në qeveri. Sikurse ishte paralajmëruar, kabineti i Ramës i ka nisur presidentit Meta këtë mëngjes, për miratim, emrat e dy ministrave të rinj të propozuar ditën e djeshme nga kryeministri.

Bëhet fjalë për Ministrin Bledi Çuçi, i cili është propozuar për të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, si edhe Milva Ekonomi, në detyrën e Ministres së Bujqësisë, në vend të Bledi Çuçit.

Kujtojmë se, ndryshimet në qeveri erdhën pas dorëheqjes së Lleshajt si Ministër i Brendshëm, pas vrasjes së 25-vjecarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë, dhe protestave që pasuan ngjarjen.

Tashmë ‘topi’ është në ‘fushën’ e Metës.

 

Të fundit