Flash News

E-TJERA

Meta dënon sulmet ndaj mediave: Do ta thyejmë censurën, presion për t'i vënë nën kontroll

Meta dënon sulmet ndaj mediave: Do ta thyejmë censurën, presion

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë, ku ka ngritur si shqetësim sulmin që iu është bërë mediave online. Referuar rrjetit “Safe Journalists” që shprehu shqetësimin për sulmet ndaj mediave në Shqipëri, Meta deklaroi se po censurohen mediat kritike ndaj pushtetit.

Ai theksoi se do ta “thyejë” censurën me të gjitha mjetet dhe mënyrat, ndërsa dënoi sulmet e bëra. Presidenti shtoi se në këto kushte do u kërkojë qytetarëve që ta ndjekin më shumë në rrjetet sociale. Sipas tij, nëpërmjet presionit po synohet që mediat të vendosen nën kontroll.

“Do iu bëj thirrje qytetarëve që të më ndjekin më shumë në rrjetet sociale. Nuk është fakti i panjohur që censura po mbretëron kudo. Do ta thyejmë censurën me të gjithë mjetet dhe mënyrat. Dënojmë sulmet kibernetike ndaj disa mediave online kritike me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës.

Ky model i neveritshëm, që synon vendosjen e tyre nën kontroll nëpërmjet presionit, meriton një përgjigje të qartë dhe të menjëhershme. Në raport me lirinë e medias, ftoj organizatat që të mbështesin kolegët, do me kenë në krah. Dhunimi i lirisë së mediave ka ndihmuar në rritjen e korrupsionit”, tha Meta.

 

Të fundit