Flash News

E-TJERA

Meta denoncon me emra: Lefter Koka i përfshirë në “mafien e inceneratorëve”, kërcënon anëtarët e LSI

Meta denoncon me emra: Lefter Koka i përfshirë në “mafien e

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar ish-ministrin e LSI, Lefter Koka, aktualisht kandidat i PS në Durrës se është i përfshirë në “mafien e inceneratorëve”.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta thotë se njerëz të afërt të Kokës kërcënojnë anëtarët e LSI për të mos kërkuar votën e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anëtaret e se ciles jane sot kandidate te Rilindjes ne Durres, po kercenojne djemte dhe vajzat e Durresit. Ne krye qendron ish ministri i LSI qe sot kandidon per Rilindjen. Keta mafioze po bejne fushate ne Durres me parate e inceneratoreve.

Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Meta.

Emrat e denoncuara nga Presidenti Meta si anëtare te mafies se inceneratoreve qe bejne presione ne Durres:

Lefter Koka

Arben Seferi

Arbër Shtylla

Juri Meraj

Skerdi Bello

Arbër Koka

Meta denoncon me emra: Lefter Koka i përfshirë në “mafien e

I pyetur për marrëdhëniet me Kokën, Meta tha se çdo gjë mes tyre ëhstë ndërprerë.

Me Lefter Koken i kam nderprere marredheniet personalisht per shkak te moralit te tij te ulet politik e njerezor, disa muaj para nderprerjes se mandateve.

Anetar i mafies se inceneratoreve eshte edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 ne Tirane, i vendosur ne kete pozicion per te blere votat”, tha presidenti.

 

Të fundit