Flash News

E-TJERA

Meta i përgjigjet Ramës: Mjaft me PPP korruptive, jetët e humbura po shtohen çdo ditë

Meta i përgjigjet Ramës: Mjaft me PPP korruptive, jetët e humbura

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, ndërsa i kërkon rritjen e numrit të testimeve. Kreu i Shtetit i drejton Ramës pyetje se "A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas"?

Meta shkruan në Facebook se koncensionet, PPP-të korruptive dhe tenderat sekret për oligarkët duhet të ndalojnë.

Postimi i plotë:

Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!

Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!

Shto testimet!

Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!

Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!

A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t'i shpëtuar COVID-19?

A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?

Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!

Më herët Rama e cilësoi opozitën si çetë e çakërdisur personazhesh qesharake.

Të fundit