Flash News

E-TJERA

Meta i uron ditëlindjen Berishës: Numri 77 është simbol i përsosmërisë!

Meta i uron ditëlindjen Berishës: Numri 77 është simbol i

Presidenti Ilir Meta ka uruar ish-kryeministrin Sali Berisha me rastin e ditëlindjes. Berisha feston sot 77-vjetorin dhe kjo ditëlindje e ka gjetur të anagzhuar në skenën politike, aksion që nisi pasi u përjashtua nga PD.

Kjo nuk është hera e parë që Meta i dedikon një urim publik Berishës. Në prononcimet e tij, Meta e ka shprehur hapur vlerësimin për Berishën dhe raportin e mirë që gëzojnë. Nisur nga ditëlindja  e 77-të, Presidenti thotë se është simbol i përsosmërisë

"Sot e urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes! Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë!"-shkruan Meta.

Të fundit