Flash News

E-TJERA

Meta "injoron" lëvizjet e PS-së për ta shkarkuar: Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!

Meta "injoron" lëvizjet e PS-së për ta shkarkuar: Mos u

Partia Socialiste ka institucionalizuar kërkesa e më shumë se ¼ e anëtarëve të Kuvendit për të nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ndaj këtij vendimi të PS ka reaguar presidenti Ilir Meta. Teksa i konsideton "shashka" lëvizjet e PS për ta shkarkuar, shprehet se vëmendja duhet të përqëndrohet te hetimi i krimeve zgjedhore.

"Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!

Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.

Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!", shkruan Meta në një reagim në Facebook.

 

Të fundit