Flash News

E-TJERA

Meta iu kërkon ndjesë qytetarëve: Një grup kriminal ka dërguar mesazhe fyese në emrin tim, do nis procedurat ligjore

Meta iu kërkon ndjesë qytetarëve: Një grup kriminal
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta denoncoi se i janë përdorur të dhënat personale. Përmes një konference për mediat, ai tha se "një grup kriminal" ka shpërndarë mesazhe fyese në emër të presidentit. Sipas tij, kjo po bëhet për të shantazhuar qytetarët. Kreu i Shtetit tha se i ka dërguar një kërkesë teknike kompanisë celulare, ndërsa bëri me dije se shumë shpejt do të nisë procedurat ligjore

"Ju kërkoj ndjesë qytetarëve, një grup i strukturuar kriminal u ka dërguar mesazhe fyese gjoja në emër të Presidentit të Republikës gjatë ditës së djeshme. Këto janë konfirmuar nga disa personalitete publike. Një grup kriminal ka keqpërdorur të dhënat e presidentit për të shantazhuar. I kam dërguar kompanisë celulare nje kërkesë teknike dhe shumë shpejt do të nisim procedurat ligjore", tha Meta.

Të fundit