Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Meta kthen ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, shpjegon arsyet
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Parlament ligjin nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Ai ka shpjeguar dhe arsyet e një vendimi të tillë.
Meta thekson se ky draft nuk garanton cilësisht mbrojtjen e jetës së qytetarëve. “Kuvendi i Shqipërisë, ka treguar për të disatën herë se nuk është për të përmbushur kërkesat e shoqërisë shqiptare, por përballë interesave të qytetarëve me ato të biznesit, tërhiqet dhe anon nga pakica, duke lënë sërish shtigje të hapura, dhe kleçka ligjore që tregu i sigurimeve të mos rregullohet sipas orientimit dhe forcës shtrënguese të ligjit, standarteve ndërkombëtare, por sipas dëshirës apo dakordësisë të kompanive të sigurimit”, sqaron ndër të tjera Meta.
Meta sqaron se dispozita e nenit 8 të ligjit nr. 32/2021, që synon të vërë në zbatim efektivisht sistemin e ri për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit, nuk ka mundur t`i japë zgjidhje kësaj problematike, pasi përmbajtja e dispozitës së nenit 8, nuk garanton zbatimin në praktikë edhe për një kohë shumë të gjatë të sistemit bonus-malus.
Pjesë nga dekreti:
Në nenin 8, të ligjit nr. 32/2021, parashikohet mënyra se si aplikohet ky sistem nga kompanitë e sigurimit. Konkretisht ky nen ka këtë përmbajtje:
“Neni 8
Sistemi bonus-malus
1. Sistemi bonus-malus është sistemi për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.
2. Sistemi bonus-malus është një nga faktorët e riskut, të cilin shoqëritë e sigurimit kanë të drejtë ta zbatojnë në tarifimin e sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit të mjetit motorik, për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.
3. Shoqëria e sigurimit është e detyruar të vërë në dispozicion të të siguruarve certifikatën e historikut të dëmeve sipas formatit, metodës, afateve kohore dhe përmbajtjes së përcaktuar me rregulla të miratuara nga Autoriteti”.
Sipas këtij formulimi, synohet që çdo person (i siguruari), do të duhet të paguajë primën e sigurimit të detyrueshëm, “bazuar në të dhënat që faktojnë historikun e dëmeve të shkaktuar prej të siguruarit”. Një qasje e tillë është e drejtë, pasi synon që primi i sigurimit për secilin të sigruar, të përcaktohet në varësi të:
- mënyrës se si një i siguruar ka përdorur të drejtën për drejtimin e një automjeti;
- a është një përdorues i rregullt i kësaj të drejte;
- sa aksidente ka kryer dhe cilat kanë qenë pasojat e tyre;
- a paraqet rrisk për shkakimin e aksidenteve, apo dëmeve sërish, në të ardhmen etj.
Pra, sjellja e një përdoruesi të mjetit të transportit, në praktikë do të bëjë të mundur përcaktimin e nivelit të primit, në varësi të dëmeve të shkaktuara nga përdoruesi i mjetit në të shkuarën, të dhëna këto që duhet të reflektohen detyrimisht në një regjistër publik.
Një rregullim i tillë që synon diferencimin e primit të sigurimit në proporcion me riskun që paraqet një përdorues, përkundrejt tarifave uniforme dhe të larta të aplikuara deri më tani, është një risi shumë pozitive, dhe mirëpritet nga të gjithë.
1. Ndërmarrja e nismës propozuese nga AMF, për përmirësimin e situatës ligjore në këtë drejtim, ka ardhur si pasojë e problematikave në praktikë. Konkretisht, në relacionin dhe raportin e komisionit përgjegjës citohet se:
“Problematikat e evidentuara lidhur me sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.
Gjatë zbatimit të ligjit ekzistues janë evidentuar këto problematika kryesore:
- Ndryshimi i shpeshtë i primit të sigurimit;
- Qarkullimi i një pjese të mjeteve të transportit pa pasur kontratën e sigurimit të detyrueshëm;
- Përcaktimi i primit të sigurimit pa marrë në konsidetatë historikun e drejtimit të automjetit dhe dëmet e kryera, sipas sistemit bonus-malus;
- (…)”.
Në këtë mënyrë, është e qartë se Kuvendi i Shqipërisë, ka synuar të përmirësojë normën lidhur me sistemin e ri bonus-malus, sepse ndër vite kjo çështje, pra përcaktimi i primit të sigurimit pa marrë në konsideratë historikun e drejtimit të mjetit dhe dëmet e shkaktuara, është evidentuar si ndër problematikat kryesore që ka patur impakt direkt edhe në masën e siguracionit të paguar.
2. Edhe pse Kuvendi ka dashur t`i japë zgjidhje kësaj çështjeje, me miratimin e pikës 2, të nenit 8, e ka lënë atë sërish pa zgjidhje.
Kjo pikë konkretisht përcakton se:
“2. Sistemi bonus-malus është një nga faktorët e riskut, të cilin shoqëritë e sigurimit kanë të drejtë ta zbatojnë në tarifimin e sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit të mjetit motorik, për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.
Neni 8, në tërësinë e tij, por veçanërisht pika 2 e këtij neni, përmes përdorimit të togfjalëshit “shoqëritë e sigurimit kanë të drejtë ta zbatojnë”, nuk e bën këtë parashikim të detyrueshëm e ta kthejë në një rregull të përgjithshëm sistemin bonus-malus, por përkundrazi kjo u lihet në dorë shoqërive të sigurimit që sipas dëshirës së tyre mund ta përfshijnë sistemin bonus-malus në përcaktimin e tarifave të primit të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve të transportit në tregun e brendshëm MTPL.
Në këtë mënyrë, shteti ka hequr dorë nga forca shtrënguese e tij për ta bërë të detyrueshëm sistemin e ri bonus-malus, duke ngelur kështu në të drejtën (dëshirën), dhe jo në detyrimin e shoqërive të sigurimit për aplikim.
3. Sipas asaj që relatohet nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në Raportin e datës 11.03.2021, dhe referuar përmbajtjes së nenit 8, të ligjit të miratuar nr. 32/2021, rezulton se:
“Shoqëria e sigurimit mund të përfshijë sistemin bonus-malus në përcaktimin e tarifave të primeve të sigurimeve të detyrueshme për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i mjetit motorik, me përjashtim të policës kufitare dhe të kartonit jeshil”.
Nëse shteti përmes procesit ligjbërës e ka trajtuar sistemin bonus-malus si një opsion që edhe mund të aplikohet, si dhe duke ju referuar traditës së formimit të ndërgjegjes juridike për zbatimin e një dispozite opsionale të ligjit, është qartësisht e kuptueshme që ky sistem i ri rrezikon të mos aplikohet në praktikë.
4. Kjo situatë e tillë ligjore, në praktikë do të sjellë situata paradoksale kur shoqëri të ndryshme sigurimi, mund ta aplikojnë sistemin bonus- malus, e shoqëri të tjera jo. Kjo padyshim krijon një situatë të paqartë juridike tek qytetarët në tërësi, e për përdorues të mjeteve motorrike, pasi në çdo moment kanë pikëpyetjen nëse ky sistem është i aplikueshëm ose jo, çka do të keqorientojnë edhe sjelljen e tyre në vijimësi.
5. Nga ana tjetër, edhe nëse një shoqëri sigurimesh zgjedh ta aplikojë këtë risi të ligjit, atëherë kjo do të ndikojë edhe në çekuilibrim të tregut, pasi në dukje, primi i sigurimit, do të jetë i ndryshëm në kompani të ndryshme. Një person me historik dëmesh në drejtimin e mjetit, nëse do të zgjedhë të sigurohet në një kompani që nuk e aplikon këtë sistem, do të paguajë çmimin minimal të përcaktuar për sigurimin e detyrueshëm, ndërkohë që nëse i drejtohet një kompanie tjetër më të konsoliduar që ka përmirësuar cilësinë e shërbimit të sigurimeve të detyrueshme kundrejt konsumatorëve, ai do të lidhë kontratën e sigurimit me një çmim më të lartë, për shkak të historikut të tij.
Në praktikë, kjo situatë e çmimeve të diferencuara të ofruara nga kompani të ndryshme për të njëjtin individ, është e pashmangshme që të orientojë edhe kompanitë më të konsoliduara që të tërhiqen nga aplikimi i këtij sistemi, me qëllim që të mos humbasin klientelën e tyre, duke e bërë sistemin e ri, të paaplikueshëm.
Jo vetëm kaq, por kjo situatë do të shkaktojë edhe një situatë konkurrence të pandershme e konfliktuale në terren midis agjentëve të secilës kompani, të cilët të prirur për mbajtjen apo zgjerimin e fashës së klientëve, gjithmonë do të tentojnë të ofrojnë kontrata të primit të sigurimit të detyrueshëm, përkundrejt çmimeve minimale, e duke lënë të paaplikueshëm sistemin bonus-malus.
E gjithë kjo situatë, që krijohet për shkak të parashikimeve ligjore opsionale dhe jo detyruese, nuk do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së shërbimit në tregun e sigurimeve, apo në cilësinë e sigurisë në transport në tërësi, ndërkohë që statistikat zyrtare reflektojnë qartë se nevojat e shoqërisë shqiptare dhe aktualiteti ynë i përbashkët kërkon detyrimisht shprehjen e vullnetit shtetëror dhe ushtrimin e forcës shtrënguese të ligjit edhe për zgjidhje të tilla.
6. Edhe pse gjetja dhe përdorimi i mekanizmave që rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve ku përfshihet dhe aplikimi i sistemit bonus-malus ka qenë dhe mbetet një nga kërkesat kryesore të paraqitura në rezolutat e Kuvendit për vlerësimin e veprimtarisë së AMF-së, sërish është po Kuvendi i Shqipërisë, që e ka lënë atë pa zgjidhje.
Ky vullnet i Kuvendit reflekton një marrëdhënie të pasinqertë me qytetarët shqiptarë, të cilëve po i ofrohet një “risi” e ligjit vetëm përmes një dispozite parazitare, deklarative, që mbetet në dëshirën e kompanive të sigurimit për t`u aplikuar, ose jo.
7. Kjo qasje jo objektive, jo konsistente, dhe jo realiste e Kuvendit përkundrejt kërkesave dhe nevojave të shoqërisë, konstatohet edhe në një moment tjetër procedurial, kur Kuvendi për të mos lënë asnjë gjurmë detyrimi për kompanitë e sigurimeve për aplikimin e këtij sistemi të ri, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, të datës 11 mars 2021, ka bërë një ndryshim në draftin final që do t`i propozohej për votim seancës plenare, duke ndryshuar nenin 7, të projektligjit që kishte paraqitur Këshilli i Ministrave, dhe duke hequr nga përmbajtja e këtij neni pikën 9, që parashikonte shprehimisht se:
“Autoriteti përcakton parimet e sistemit bonus-malus, kategoritë e mjeteve ku zbatohet, si dhe të dhënat e nevojshme për zbatimin e këtij sistemi”.
Heqja e këtij parashikimi[1] i cili ishte një mekanizëm shtesë për saktësimin e aplikimit të sistemit bonus-malus, provon se, Kuvendi i Shqipërisë, edhe këtë herë, nuk është treguar transparent dhe objektiv në marrëdhënie me qytetarët dhe përkundrejt interesave të tyre, por me vendimmarrjen e tij ka anuar haptazi në favor të interesit të kompanive të sigurimit, ç’ka ka sjellë dhe reagim publik në media të aktorëve të ndryshëm.
Ky favorizim është bërë duke hequr dhe çdo parashikim që mund të materializonte me akte nënligjore aplikimin e sistemit bonus-malus, dhe duke e kthyer tërësisht nenin 8 të ligjit, në një dispozitë parazite, që vetëm e njeh një të drejtë në parim, por nuk delegon rregullimin e mënyrës se si do të aplikohet e zbatohet kjo e drejtë, që në thelbin e saj, lehtëson qytetarët që respektojnë rregullat e transportit rrugor, por nga ana tjetër është një mekanizëm shtesë që përmirëson sjelljen në qarkullimin rrugor të të gjithë drejtuesve të automjeteve apo në fushën e transportit në tërësi.
8. Referuar kohës që ka marrë hartimi i këtij projektligji, por dhe debatit publik që ka shoqëruar këtë ligj me kaq rëndësi për përditshmërinë e jetës shoqërore në vend duket krejtësisht e besueshme ideja se, “lobimi i kompanive siguruese” ka rrëzuar mekanizmin e ri bonus-malus, që fillimisht ishte si një risi në draftin e ligjit të hartuar nga AMF, ndërkohë që Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë, duket se nuk kanë mundur t`i rezistojnë presionit të kompanive të sigurimit, duke përmbushur kështu sërish një kërkesë jo objektive të kompanive të sigurimit.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10