Flash News

E-TJERA

Meta letër Kryeministrisë pas përgjigjes së KQZ: Sa bashki janë pa kryetarë?

Meta letër Kryeministrisë pas përgjigjes së KQZ: Sa bashki

Pas përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkon edhe Kryeministrisë informacion mbi bashkitë ku kryetarëve iu ka mbaruar mandati në mënyrë të parakohshme.

Kërkesa e presidentit vjen përmes një letre pas përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për bashkitë pa kryetarë, sipas së cilës pa kryetar janë vetëm tre Vora, Dibra dhe Shkodra dhe jo gjashtë siç është pretenduar nga Presidenti. 

Kryeministri publikisht ka mbajtur qëndrimin se shpallja e zgjedhjeve të pjesshme vendore është kompetencë e Presidentit, por pa e njoftuar këtë të fundit zyrtarisht dhe sipas ligjit.

Përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës, kërkon nga Këshilli i Ministrave të informohet mbi:

Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore – Bashki, (përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 – Janar 2022, sipas informacionit, vlerësimit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilit është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

I nderuar Zoti Agaçi,
Kërkojmë që ky informacion të jetë i saktë, i plotë dhe me të dhënat e nevojshme, si dhe të përcillet sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti i Republikës, të procedojë më pas për zgjidhjen e kësaj situate në interes të të gjithë qytetarëve të bashkive pa kryetarë, përmes nxjerrjes së dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve për të gjitha ato bashki pa kryetar”, thuhet në letrën e Presidencës.

Meta letër Kryeministrisë pas përgjigjes së KQZ: Sa bashkiMeta letër Kryeministrisë pas përgjigjes së KQZ: Sa bashkiMeta letër Kryeministrisë pas përgjigjes së KQZ: Sa bashki

Të fundit