Flash News

E-TJERA

Meta mbështet mesazhin e Kishës Katolike drejtuar qeverisë: Nevojitet një politikë që lufton varfërinë dhe shpopullimin

Meta mbështet mesazhin e Kishës Katolike drejtuar qeverisë:

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas mesazhit të përcjellë nga Kisha Katolike, e cila i kërkoi qeverisë të marrë masa ndihmuese për qytetarët që po përballen me rritjen e çmimeve dhe krizën ekonomike.

Kreu i Shtetit mbështet thirrjen e Ipeshkvijve për institucionet shtetërore. Gjithashtu thekson nevojën e një politike të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve dhe që ndalon shpopullimin e vendit.

"Nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve, që lufton varfërinë, garanton përfshirjen e plotë sociale, mbështetjen e të pamundurve dhe integrimin e tyre në shoqëri dhe që ndalon shpopullimin e vendit!"-shkruan ndër të tjera Meta.

Të fundit