Flash News

E-TJERA

Meta mbështet rekomandimin e AP: Të hiqet karantina për emigrantët, po cënohet e drejta e votës

Meta mbështet rekomandimin e AP: Të hiqet karantina për
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur qëndrimin e Avokatit të Popullit, për të hequr karantinën për personat që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Një ditë më parë AP rekomandoi që të shfuqizohet vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve.

Meta thotë se Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet përgjegjëse, përfshirë dhe pikat kufitare duhet ta anulojnë këtë vendim dhe të respektojnë lirinë themelore, siç është e drejta për të zgjedhur.

Presidenti thotë se urdhri i ministrisë së Shëndetësisë nuk është botuar ende në Fletoren Zyrtare dhe nuk ka fuqi juridike. Ai shton se ndihet i keqardhur për faktin se vijon mosbotimi i akteve zyrtare në kohë.

Kreu i Shtetit iu ka bërë thirrje një sërë institucionesh si, ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit të zbatojnë rekomandimet e  Avokatit të Popullit për anulimin e Urdhrit 219, datë 19.4.2021, të ministrisë së Shëndetësisë.

Ai thekson se ndaj kësaj situate duhet reaguar me përgjegjshmëri dhe jashtë ndikimeve politike, duke nënvziuar se nuk duhet cënuar vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit.

Të fundit