Flash News

E-TJERA

Meta me drejtuesen e misionit të OSBE/ODIHR: E njoftova se do të ndalim me çdo mjet minimin e zgjedhjeve

Meta me drejtuesen e misionit të OSBE/ODIHR: E njoftova se do të
Ilir Meta me Ursula Gacek

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim drejtuesen e misionit të OSBE/ODIHR Ursula Gacek për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai bën me dije se i ka theksuar se do të bëhet çdo përpjekje për të parandaluar presionin dhe zhantazhin. Këto shton Kreu i Shtetit, rrezikojnë të minojnë zgjedhjet dhe të shkatërrojnë demokracinë.

Meta thotë se ka informuar Gacek, për nismën e tijj që synon garantimin e zgjedhjeve, duke ju krijuar mundësinë qytetarëve që të denoncojnë presionet, shkeljet dhe parregullsitë, që synojnë tjetërsimin e vullnetit të tyre.

"Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë për të siguruar paprekshmërinë e zgjedhjeve të vullnetit të sovranit", shkruan ndër të tjera Meta në Facebook.

Të fundit