Flash News

E-TJERA

Meta: Ndëshkoni ata që duan të blejnë votën, kush tenton ta tjetërsojë, do ta ketë vendin në burg!  

Meta: Ndëshkoni ata që duan të blejnë votën, kush

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur mesazhin e Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipërisë, që inkurajon pjesëmarrjen masive të qytetarëve në zgjedhjet historike të 25 prillit

Meta ka apeluar po ashtu që të ndëshkohen ata që kërkojnë të blejnë votën.

"Ndëshkoni ata që duan të blejnë votën tuaj dhe t'ju përzënë fëmijët nga Shqipëria, atdheu ynë i bekuar!  

E përshëndes mesazhin e fuqishëm dhe frymëzues të Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipërisë, që inkurajon pjesëmarrjen masive të qytetarëve në zgjedhjet historike të 25 prillit, një e drejtë dhe detyrim moral ndaj momentit më të rëndësishëm të jetës demokratike dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.

I bëj gjithashtu jehonë thirrjes së tyre për të mos rënë në grackën e kujtdo, që kërkon t’i trajtojë qytetarët shqiptarë si plaçkë, që shitet e blihet por të votoni me vullnet të lirë dhe për ata kandidatë, të cilët duhet ta meritojnë besimin tuaj! 

Kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg!”, apelon Meta.

  

Të fundit