Flash News

E-TJERA

Meta: Nesër dorëzojmë padinë ndaj Kuvendit, kriminale që dorëzon në Kushtetuese dokumente false

Meta: Nesër dorëzojmë padinë ndaj Kuvendit, kriminale

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nesër në mëngjes do të publikojë përgjigjet e të 72 pyetjeve që i ka adresuar Gjykata kushtetuese.

Meta tha po ashtu se nesër do të paditet në prokurori edhe Kuvendi i cili sipas tij falsifikoi dokumentet për procedurat e ngritjes së komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

"Nesër do të dorëzojmë padi për falsifikimin që ka bërë kuvendit, pasi është e rëndë dhe kriminale, që në Gjykatën kushtetuese kuvendi i Shqipërisë të dorëzojë një provë gjoja të re të falsifikuar dhe pa ia kërkuar askush.  

Presidenti ka qenë mbi palët dhe të gjithë i mbajnë mend kritikat që kam pasur edhe për opozitën për praktikën e bojkotit  nxitja e presidenti për arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe respektimin e kësaj ka qenë e evidentuar publikisht, madje edhe paralajmërimi  se nëse opozita nuk nënshkruante marrëveshjen e 45 qershorit, zgjedhjet do të bëheshin pa të.

A keni respektuar betimin? presidenti ka ndërmarrë iniciativa për të nxitur bashkëpunimin mes palëve në kuadër të integrimit, ka marrë iniciative për të shmangur përplasjen. Edhe gjatë pandemisë u morën iniciativa në funksion të paqes për të shmangur që pandemia të kthehej në diktim polikë.", tha Meta

Të fundit