Flash News

E-TJERA

Meta nxjerr videon, apeli i të rinjve: Mos e shit votën, mbro demokracinë

Meta nxjerr videon, apeli i të rinjve: Mos e shit votën, mbro
Foto ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video, ku të rinjtë iu bëjnë thirrje qytetarëve që të mos e shesin votën.

Meta kërkon që videoja me apelin e të rinjve të shpërndahet sa më shumë.  Sipas të rinjve, shit-blerja e votës dëmton seriozisht zgjedhjet.

Pak ditë para zgjedhjeve, ata bëjnë thirrje që të mbrohet demokracia. Kreu i Shtetit ka paralajmëruar më herët se kushdo që tenton të manipulojë zgjedhjet apo të intimidojë votuesit do të përgjigjet para ligjit.

Meta ka theksuar se ka një plan për të mbrojtur votën e qytetarëve, ndërsa ka bërë thirrje që çdo rast presioni të denoncohet.

Të fundit