Flash News

E-TJERA

Meta paralajmëron Ramën dhe Bashën: Do të marr pjesë në garë. Në ballafaqimin më të afërt, do t'iu recitoj poezinë “Ina, Ina”

Meta paralajmëron Ramën dhe Bashën: Do të marr pjesë

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se do të marrë pjesë në garë. Ai iu kërkoi të bëhen gati, duke shtuar se pas ballafaqimi të parë do t'u recitojë poezinë “Ina, Ina”.

Referuar deklaratave të Bashës dhe Ramës se Meta do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, Kreu i Shtetit tha se ka një dëshirë për ta përfshirë në këtë garë. Presidenti shtoi se koha e ndeshjeve të shitura pa përfunduar do të marrë fund.

Meta u shpreh se në zgjedhjet më të afërta që i takojnë zgjedhjet e përgjithshme lokale do të përballet me koalicionin bravo-brava, duke iu referuar kështu Ramës dhe Bashës. Gjithashtu theksoi se nuk ka marrë pjesë në asnjë garë zgjedhore në kohën që ka qenë president.

“Ka një spekullim për të shmangur vëmendjen. Shoh një dëshirë për të më përfshirë në një garë apo për të më paraqitur si të përfshirë në garat e mëparshme.

Unë nuk kam mundësi as që të votoj në këto zgjedhje, se jam në Tiranë. Siç do marrë fund koha e gallatave në ekonomi, kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa përfunduar.

Por meqë më duan të më përfshijnë, po i paralajmëroj qetësisht. Do marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 marsit, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë më e largëta 1 vit që janë zgjedhjet lokale ose dhe më pak, koalicioni bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe e di teatër, luftën e korrupsionit, do i recitoj poezinë, “ina-ina” mbas zgjedhjeve meqë u mërzitën për Korçën”, tha Meta.



Të fundit