Flash News

E-TJERA

Prezantoi platformën “Denonco krimin zgjedhor”, paralajmëron Meta: Ndëshkim spektakolar për këdo që prek votën

Prezantoi platformën “Denonco krimin zgjedhor”,

Presidenti Ilir Meta ka u ka bërë thirrje qytetarëve nga Durrësi që të denoncojnë çdo shkelje që ka të bëjë me krimin zgjedhor.

Teksa ka prezantuar platformën “Denonco krimin zgjedhor”, Meta tha se kushdo që tenton të cenojë votën e lirë do të ketë ndëshkim spektakolar siç e meriton çdo armik i Republikës.

“I ftoj të gjithë qytetarët të denoncojnë me zë dhe figurë çdo veprim që cënon të drejtën e votës. Çdo falsifikim që denoncohet ti bëhet materialit zgjedhor. Duhet të denoncohet çdo përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike. Të denoncohet çdo veprim që synon të përdorë në mënyrë të paligjshme dokumentet e personave të tjerë.  

Kushdo që tenton të cënojë votën e lirë do të ketë ndëshkim spektakolar siç e meriton çdo armik i Republikës. S’mund të mbetemi peng i çeljes së negociatave. Me hir apo me pahir do të arrijmë të garantojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kushtetuta parashikon e drejta themelore janë baza të funksionimit të shtetit tonë

Prej dy ditësh kemi vendosur në dispozicion të të gjithë qytetarëve një dritare për të denoncuar. Kjo dritare shfaqet në faqen e Presidentit të Republikës. I ftoj qytetarët të mos hezitojnë, të mos tremben, por të denoncojnë me kurajë çdo veprim të kundraligjshëm", tha Meta ndër të tjera.

 

Të fundit