Flash News

E-TJERA

Meta-Ramës: Psikiku që i ngriti gishtin Shkodrës do rëndohet shumë në ditët në vijim

Meta-Ramës: Psikiku që i ngriti gishtin Shkodrës do rëndohet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer shtetin në një bandë, teksa iu bën thirrje qytetarëve që të votojnë më 25 prill.

Gjatë një interviste për një televizion lokal, Meta ka cituar aktin e kreut të qeverisë që iu ngriti gishtin e mesit disa qytetarëve në Shkodër, ndërsa shprehet se Rama do rëndohet shumë në ditët në vijim.

"U bë vite që jetojmë në klimë tensioni dhe përjashtimi. Kjo ndodh sepse kryeministri në largim ka shndërruar shtetin në një lloj bande. Dhe e ka treguar këtë edhe para katër vitesh me zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut, por edhe me zgjedhjet një partiake moniste. Unë i bëj thirrje gjithë qytetarëve që të shkojnë të votojnë me datë 25 prill, unë jam i sigurt që çdo presion dhe shtypje do të përkthehet në derdhje pa fund votash për ndryshim. Të gjithë shqiptaret e dine se kemi për Kryeministër një të marrë, nje te sëmurë psikik qe sot nuk tremb me askënd. Ky i sëmure psikik që i ngriti gishtin Shkodres, do rëndohet shumë në ditët në vijim dhe askush nuk do ti bëjë me derman." tha Meta.

Të fundit