Flash News

E-TJERA

Meta: Sot vettingun e bën Engjëll Agaçi, parlamenti i dalë nga 25 prilli do të kthejë drejtësinë në vend

Meta: Sot vettingun e bën Engjëll Agaçi, parlamenti i dalë

Presidenti Ilir Meta deklaron se parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të kthejë drejtësinë në vend.

I ftuar në emision Log në ABC, Meta thotë se tani të gjithë e dinë që, vettingun e bën Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit.

“Ai që nuk ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën nuk ka pse te ketë frikë nga burgu.

Burgu është për ata që shkelin Kushtetutën dhe jo për qytetarët e thjeshtë, që bëjnë kundravajtje  administrative.

Burgu është edhe për ata,  peshkaqenët e mëdhenj, për trafikantët ndërkombëtarë.

Parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të kthejë drejtësinë në vend. Në Shqipëri tani të gjithë e dinë që, vettingun e bën Engjëll Agaçi”, thotë Meta.

Të fundit