Flash News

E-TJERA

Meta: Struktura për mbrojtjen e votës është një e drejtë legjitime e opozitës

Meta: Struktura për mbrojtjen e votës është një e

Presidenti Ilir Meta ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për ngjarjen e djeshme në Elbasan ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

I ftuar në televizionin ‘6+1 Vlora’, Meta thotë se struktura për mbrojtjen e votës është një e drejtë legjitime e opozitës, pasi sipas tij shteti është i kapur nga krimi.

Konfliktin ne Elbasan e stisi Edi Rama, i cili eshte i vetmi pergjegjes per ate situate dhe per te gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rende ndodhi ne pranine e policise, qe tregon se ky eshte nje shtet i kapur nga krimi.

Struktura per mbrojtjen e votes eshte nje e drejte legjitime e opozites, ne kushtet kur Damiani ne vend qe te ishte sot ne burg eshte kandidat per deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojne me manovra per blerjen e votes dhe presione ndaj qytetareve.

Per kete oferte te tyre poshteruese, Rilindja do ndeshkohet ne menyren me shembullore me 25 Prill”, thotë Meta.

Të fundit