Flash News

E-TJERA

Meta thirrje SPAK-ut: Heto vjedhjen dhe keqpërdorimit e të dhënave të qytetarëve nga PS, shkelje e poshtër

Meta thirrje SPAK-ut: Heto vjedhjen dhe keqpërdorimit e të
Presidenti Ilir Meta

Përmes një prononcimi për gazetarët nga Pogradeci, presidenti Ilir Meta ka dënuar ashpër përdorimin e të dhënave të portalit e-Albania nga PS. Meta i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë menjëherë këtë çështje, duke e cilësuar një shkelje "të poshtër dhe të papranueshme".

Ai shton se duke monitoruar të dhënat personale të qytetarëve Partia Socialiste kërkon të bëjë presion për votat. Kujtojmë se një ditë më parë, mediat raportuan se në selinë e PS janë vendosur kompjutera dhe servera që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania.

Sipas tyre, PS  disponon një databazë ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç.

“Jam sot këtu për të bërë publike kërkesën e Presidentit të Republikës drejtuar SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë për të hetuar me shpejtësi ngjarjen më të fundit skandaloze, atë të keqpërdorimit dhe vjedhjes nga ana e PS, në çdo lloj forme që kjo ka ndodhur, të të dhënave personale të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale të qytetarëve në dispozicion të një force politike që ka kapur shtetin dhe nuk pranon të lërë pushtetin, dhe përdor forma të tilla të poshtra, u bën presion qytetarëve shqiptar me qëllim frikësimin e tyre”, tha Meta.

Të fundit