Flash News

E-TJERA

Meta tregon kërkesën që do i drejtojë parlamentit: Të kontrollohen të gjithë janë apo jo në rregull nga trutë

Meta tregon kërkesën që do i drejtojë parlamentit: Të

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga partitë politike që të rendisin në listat e tyre kandidatë për deputetë me integritet.

Nga Vlora, Meta përsëriti thirrjen që partitë të mos bëhen strehë e atyre që largojnë partitë kundërshtare.

Nuk është interesi im sesi ecën fushata, ecën e vakët, e nxehtë apo e ftohtë. Për mua është e rëndësishme që fushata të jetë e bazuar në transparencë, llogaridhënie dhe në debatet për të ardhmen në interes të qytetarëve shqiptar dhe kandidatët të jenë njerëz me integritet.

E para, të mos preken nga dekirminalizimi dhe u bëj thirrje partive t’i pastrojnë listat e tyre nga njerëz të tillë, si dhe të mos bëhet strehë e atyre që pastron partia tjetër", tha Meta. 

I pyetur se si i parashikon zgjedhjet e 25 prillit, Meta thotë “triumfi i popullit mbi oligarkinë. U bëj thirrje forcave politike të qëndrojnë larg oligarkëve, të mos financohen nga ata e të mos kenë detyrime ndaj tyre.

Kur flas për përmbysje demokratike, e kam fjalën për rivendosje të rendit kushtetues në vend. Rendi bazohet tek vota e lirë, vota e qytetarit e të mos jetë viktimë e politikës dhe institucioneve të kapura nga një pakicë. Prandaj flasim për referendum, pasi jemi në një situatë tërësisht anormale”.

Po ashtu, Meta tha se do i kërkojë parlamentit hartimin e një ligji që të gjithë drejtuesit e institucioneve të kontrollohen psicikisht.

"Do i kërkoj parlamentit edhe në kushtetute të ketë edhe një nen që të kontrollohen të gjithë psicikisht, janë në rregull apo jo nga trutë para se të marrin detyrën që nga presidenti, kryeministri, ministrat e drejtues të institucioneve", perfundoi Meta. 

Ditari politik

Të fundit