Flash News

E-TJERA

Meta vizitë ngushëllimi në familjen e Arjan Salës: Ngjarje për të reflektuar, çdo institucion duhet të vihet para drejtësisë

Meta vizitë ngushëllimi në familjen e Arjan Salës: Ngjarje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar familjen e Arjan Salës, 32-vjeçarit që humbi jetën duke shpëtuar jetën e punonjësve të magazinës së një qendre tregtare pranë ‘Casa Italia’, ku ai punonte si shef i sigurisë.

Në një prononcim për mediat, Meta tha se i ndjeri Sala është simbol i vetëmohimit dhe dashurisë për njerëzit.

"Vetëm falë përkushtimit të tij, heroizmit të tij u shpëtuan shumë jetë të tjera njerëzore. Është një ngjarje për të reflektuar për strukturat e reagimit të emergjencave. Edhe mediat duhet të reflektojnë dhe ngjarje të tilla t'i raportojnë pa censurë.

Janë ngjarje tronditëse ku çdo institucion duhet të vihet para drejtësisë. Heroi i kësaj ngjarjeje nuk jeton më. Ne do ta kujtojmë shëmbëllimin e tij, të një qytetari të përgjegjshëm , të një patrioti i cili pranoi të lerë pas një fëmijë jetim për të shpëtuar të tjerë", tha presidenti.

Të fundit