Flash News

E-TJERA

“Metamorfoza”, Bistri dhe Hasanbegaj paraqiten në SPAK

“Metamorfoza”, Bistri dhe Hasanbegaj paraqiten në SPAK

Ish-drejtori i Forcës Operacionale, Oltion Bistri, dhe shefi i Krimit në Shkodër, Ardit Hasanbegaj, janë paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

 Ata kanë mbërritur nga ambientet e paraburgimit në zyrat e prokurorëve të SPAK dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për t’iu përgjigjur pyetjeve me interes për hetimin thonë burime jo zyrtare.

Dy ditë më parë në SPAK është pyetur biznesmeni Pëllumb Gjoka, shoferi i tij Edmond Preka, bashkëpunëtori i vëllezërve Bajri, Astmer Bilali, dhe kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita.

Oltion Bistri, sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, del në biseda përmes aplikacionit “SKY EÇ”, me Pëllumb Gjokën ku mes të tjerash e informon mbi operacionet e policisë për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit, aktivitet të cilin e kryente edhe biznesmeni.

Hasanbegaj akuzohet nga SPAK se jepte informacione të vlefshme për qëllimet e personazheve të krimit si anëtarëve të familjes Bajri në Shkodër apo biznesmenit Gjoka.

Të fundit