Flash News

E-TJERA

Milan reagon pas vdekjes së Silvio Berlusconit: Gjithmonë me ne President!

Milan reagon pas vdekjes së Silvio Berlusconit: Gjithmonë me ne

Klubi i Serie A, AC Milan ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Në një deklaratë në faqen zyrtare, AC Milan shpreh ngushëllime për miqtë dhe familjarët e ish-kryeministrit. Klubi nuk i ka kursyer as falënderimet për ish-presidentin e tyre, që arriti t’i nxjerrë nga kriza dhe ta kthejë klubin në triumf.

"Nesër, ne do të ëndërrojmë për ambicie të reja, do të krijojmë sfida të reja dhe do të kërkojmë fitore të reja. Të cilat do të përfaqësojnë të mirën, të fortën dhe të vërtetën që qëndron brenda nesh, në të gjithë ne që ndamë këtë aventurë të lidhjes së jetës sonë me një ëndrra e quajtur Milan. Faleminderit zoti President. Gjithmonë me ne”, thuhet në deklaratën e klubit.

Më 20 shkurt 1986 Berlusconi bleu klubin e Milanit dhe e shpëtoi nga falimentimi, duke e hequr atë nga humnera në të cilën kishte rënë me Xhiusi Farina.

Me të në krye, Milani fitoi 8 tituj dhe një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, 5 Superkupa UEFA dhe një Kupë të Botës për Klube, gjithsej 29 trofe zyrtarë në 31 vjet.

Të fundit