Flash News

E-TJERA

Milani nuk ia del dot përballë Newcastle

Milani nuk ia del dot përballë Newcastle

Skuadra e Milanit ka barazuar në ndeshjen e parë të edicionit të ri të champions League. Përballë Newcastle kuqezinjtë nuk shkuan më larg se një barazim 0-0 në San Siro.

Ndeshja ishte shumë intensive mirëpo asnjëra nuk ia doli të shënonte në portën kundërshtare. Giroud dhe Leao patën rastet e tyre për ta fituar ndeshjen por nuk ia dolën.

Kjo ishte paraqitja e parë e ekipit anglez në Champions pas 20 vitesh mungesë. Gjatë takimit u dëmtua portieri i Milan, Mike Maignan dhe nuk dihet ende nëse do të mungojë gjatë.

Ky rezultat tregon që ekipi i Piolit nuk po del dot nga gjendja negative që e ka mbërthyer skuadrën pas humbjes poshtëruese në derbin ndaj Inter.

Të fundit