Flash News

E-TJERA

Çmimi i karburanteve mbi mesataren globale/ Shqipëria, më e shtrenjta në rajon

Çmimi i karburanteve mbi mesataren globale/ Shqipëria, më e

Shqipëria ka çmimin më të shtrenjtë të karburanteve në rajon. Por edhe krahësuar me shtetet e tjera të botës, renditet tek ato me çmimin më të lartë, pavaërsisht se zhvillimi ekonomik ka një diferencë të thellë.

Sipas të dhënave të “Global Petrol Prices”, të cilat i përkasin datës 31 janar, çmimi i benziës në Shqipëri ishte 1.801 dollarë. Ndërkohë që çmimi mesatar në mbarë botën llogaritej 1.24 dollarë.

Shqipëria renditet krah vendeve me ekonomi në fortë sa i përket çmimit të naftës, si Zvicra, Belgjika, Singapori apo Gjermania.

Çmimi i karburanteve mbi mesataren globale/ Shqipëria, më e

Edhe në rajon ajo kryeson me renditjen e saj për çmimin më të lartë të karburanteve. Ajo ndiqet nga Serbia, ndërsa çmimin më të ulët e ka Kosova.

Çmimi i karburanteve mbi mesataren globale/ Shqipëria, më e

Rritja e çmimit të karburanteve është ngritur si shqetësim serioz. Kujtojmë që sot Konfindustria kërkoi që të ngrihej një Komision Hetimor paralamentar për këtë çështje, duke paralajmëruar rrezikun për rritje të mëtejshme të çmimit.

Për këtë çështje, kryeministri Edi Rama u shpreh një ditë më parë se: Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton te shihni Kosovën për te mos shkuar me larg, ndërkohe qe siç kam premtuar ne po mbajmë me shume kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjare e biznesin e vogël, qe kudo ka kërcyer e po kërcen lart.

Të fundit