Flash News

E-TJERA

Çmimi i naftës ‘kërcen’ sërish, qytetarët ngrihen të martën në protestë

Çmimi i naftës ‘kërcen’ sërish, qytetarët

Bordi Kombëtar i Adiministrimit vendosi shitjen e naftës me 245 lekë/ litër duke filluar nga sot deri më 1 Prill. Rritje ka pësuar edhe çmimi i gazit, ku nga 93 lekë/litri ka shkuar në 110 lekë/litri.

Qytetarët kanë paralajmëruar sërish protestë ditën e martë në orën 17:00 para Kryesministrisë, sikurse u mblodhën për disa ditë me radhë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të karburanteve dhe çmimeve të produkteve të shportës.

Ata i paraqitën qeverisë kërkesat e tyre duke i lënë afat për zbatim. Ulja e qëndrueshme e karburanteve me vendet e rajonit, masa për uljen e bazës fiaskale dhe përballimin e marzhit të fitimit, pezullim i taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit, zerimi i përkohshëm i taksës së shportës, zërcaktim i përkohshëm i marzhit të fitimeve në industrinë e hidrokarbureve, masa për mirëfunksionimin e tregut, pezullim i përkohshëm i koncensionit të markimit, i koncensionit të pompave, që ndikojnë në rritje e çmimit të naftës, ishin disa nga kërkesat e shoqërisë.

Qeveria krijoi Paketën e Rezistencës Sociale me qëllim kompensimin e 434 mijë qytetarëve për të përballuar kostot e rritjes së çmimeve të produkteve të shportës. 434 mijë qytetarët do të marrin 90 mijë lekë për tre muaj.

Çmimi i naftës ‘kërcen’ sërish, qytetarët

Të fundit