Flash News

E-TJERA

Ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush është më i binduri’

Ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush

Analisti Fatos Lubonja komentoi emërimet e ministrave të rinj në qeveri nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në News24, Lubonja u shpreh se kriter për kryeministrin Edi Rama nuk ka qenë cilësia, por bindja e verbër ndaj tij.

“Kriteri është i qartë. Njëshi është Rama, të gjithë janë zero. Edhe kryetar bashkie Edi Rama ka mbetur, tani që u burgos Veliaj. Rama ka kriter se kush është më i binduri tërësisht”, deklaroi ai.

“Jemi në një regjim. Edi Rama sot tha se nuk ka nevojë për rotacion. Edhe kur foli për drejtësinë, tha se ka probleme, por shtoi se “ne do e çojmë në drejtimin e duhur”. Ballukun e ka vënë zv kryeministre sepse është më e mira e mundshme?

Kriteri është i qartë. Njëshi është Rama, të gjithë janë zero. Edhe kryetar bashkie Edi Rama ka mbetur, tani që u burgos Veliaj. Rama ka kriter se kush është më i binduri tërësisht", shtoi Lubonja. 

Të fundit