Flash News

E-TJERA

Ministri gjerman kërkon çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe MV: Është koha e duhur

Ministri gjerman kërkon çeljen e negociatave për
Michael Roth

Ministri gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth kërkon nisjen e bisedimeve të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai e vlerëson si kohën e duhur për të çelur negociatat me Tiranën dhe Shkupin. Përmes një postimi në rrjetet sociale Roth thotë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është BE.

Këtë qëndrim kanë mbajtur më herët edhe tre ministra të Jashtëm të shteteve të BE-së. Ata janë shprehur se BE duhet të nisë bisedimet me vendin tonë dhe MV, duke theksuar se blloku nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Këshilli Europian do të vendosë muajin e ardhshëm për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare më Shqipërinë.

Të fundit