Flash News

E-TJERA

Ministri grek viziton Fredi Belerin në paraburgimin e Durrësit

Ministri grek viziton Fredi Belerin në paraburgimin e Durrësit

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Yannis Oikonomou, ka mbërritur sot rreth orës 10:30 në burgun e Durrësit për të vizituar Fredi Belerin.

Ministri mbërriti në Tiranë një ditë më parë në Tiranë për Ministerialin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Beleri u arrestua më 12 maj nën akuzë për shitblerje votash dhe korrupsion. Gjykata i ka refuzuar disa herë rekursin për masë më të lehtë siguri dhe as nuk e ka lejuar të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Beleri u votua më 14 maj nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Himarës duke mundur kandidatin e Ramës.

 

Të fundit