Flash News

E-TJERA

Ministri i ri i Brendshëm, Meta: Duhet të njihem me propozimet zyrtare, do vendos shpejt

Ministri i ri i Brendshëm, Meta: Duhet të njihem me propozimet
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta është përgjigjur shkurt sa i përket emërimeve të qeverisë për ministrat e rinj, konkretisht Blendi Çuçin në vend të Sandër Lleshajt, i cili dha dorëheqjen pas vrasjes së Klodian Rashës dhe Milva Ekonomit, e cila plotëson vendin bosh të Çuçit në ministrinë e Bujqësisë.

Në një konferencë të përbashkët me homologen e tij në detyrë nga Kosova, Vjosa Osmani, Meta tha se më parë duhet të njihet zyrtarisht me propozimet dhe më pas do përgjigjet shpejt.

Nuk do të dëshiroja të përgjigjesha për tema të brendshme. Jam njohur nga mediat për disa propozime, si president do duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigjja do jetë më e shpejta e mundshmja sa i përket kohës”, deklaroi Meta.

 

Të fundit