Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Tre humbje jete dhe 123 raste të reja nga Covid-19 në vend

Ministria e Shëndetësisë: Tre humbje jete dhe 123 raste të

Tre persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2258 testime, janë regjistruar vetëm 123 raste të reja. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 9 raste në Fier, 8 raste  në Sarandë,7 raste në Gjirokastër, 5 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 4 raste në Shkodër, Tropojë, Mallakastër, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Devoll,  Mirditë, Berat, 2 raste në Krujë, Kavajë, Vlorë, Kamëz,  Patos,1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Pukë, Përmet, Peqin, Memaliaj, Vorë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 724 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,887 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Korça, të moshave 65- 84 vjeç”, njofton MSH.

Të fundit