Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Tre humbje jete dhe 156 raste të reja nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë: Tre humbje jete dhe 156 raste të

Tre humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj ditor bën me dije se nga 3079 testime, janë shënuar 156 raste të reja.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 40 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Durrës, Devoll, Gramsh, 6 raste në Fier, 5 raste në Elbasan, Lushnje, 4 raste në Gjirokastër, Pogradec, Peqin, 3 raste në Vlorë, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Shijak, Maliq, Këlcyrë, 1 raste në Mallakastër, Përmet, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Cërrik,  Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 62 - 78 vjeç”, njofton MSH.

Të fundit